Tragjike, 140.000 njerëz vdiqën nga fruthi vitin e kaluar
Më shumë se 140.000 njerëz vdiqën nga fruthi vitin e kaluar , sipas vlerësimeve zyrtare.

Shumica e të vdekurve ishin fëmijë të moshës nën 5-vjeç.

Situata është përshkruar nga ekspertët e shëndetit si tronditëse dhe një tragjedi që është lehtësisht e parandalueshme me vaksina.

Që nga viti 2000 është bërë progres i madh, por ekziston shqetësimi se rastet me fruth po rriten.

Në vitin 2018, Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Shqipërinë, Republikën Çeke dhe Greqinë, humbën statusin e eliminimit të fruthit.

Dhe viti 2019 mund të jetë me statistika akoma më të këqija.
Shtuar më 06/12/2019, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori