Aksident në mes të Tiranës, makina përplas motorin

Një mjet tip Benz sapo ka përplasur një person me motor në zonën tek Ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i motorit kishte hemorragji dhe ishte pa ndjenja në asfalt nga përplasja e fortë.

Në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi policia dhe ambulanca e cila ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit për në spital ndërsa policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit tip Benz i cili mendohet se ka shkaktuar aksidentin.


Shtuar 23.06.2020 16:35