Testi 5 minutësh që zbulon sëmundjen e Alzheimerit dhjetë vjet përpara
Një skanim pesë minutësh në qafë mund të parashikojë Alzheimer një dekadë para se të shfaqen simptomat, tregon hulumtimi.

Matja e pulsit në nga qafë mund të parashikojë dëmtime në tru që shkaktojnë probleme me aftësitë e kujtesës dhe të të menduarit në moshë të shtyer.

Një studim britanik i më shumë se 3,000 njerëzve zbuloi se personat me pulsin më intensiv në zonën e qafës ishin rreth 50 përqind më shumë të cënueshëm ndaj Alzheimerit.

Nëse rezultati përsëritet në një studim më të madh që ka për monstër më shumë njerëz, skanimi i qafës mund të bëhet një test rutinë që mjekët do ua rekomandojnë njerëzve të moshës së mesme, për të shmangur rrezikun e Alzheimerit.

Dr. Scott Church, pjesë e Kolegjit Universitar të Londrës, tha se gjetjet, të paraqitura në Konferencën e “American Heart Association Scientific Sessions” në Çikago, treguan për “një shkak lehtësisht të matshëm dhe potencialisht i shërueshëm të rënies kognitive të të rriturve të moshës mesatare, të cilat mund të dallohen mirë paraprakisht”.

Profesori Metin Avkiran i Fondacionit Britanik të Zemrës, i cili bashkëfinancoi hulumtimin, tha se “ajo që na nevojitet tani është hulumtimi i mëtejshëm – përkatësisht, për të kuptuar nëse ndryshimet e jetesës dhe ilaçet arrijnë të zvogëlojnë intensitetin e valëve të pulsit, si dhe të vonojnë rënien e pjesës kognitive
Shtuar më 25/07/2020, ora 22:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori