Shkencëtarët thonë se mënyra më e mirë për parashikimin e gjinisë së foshnjës ende të pa lindur është të kontrollosh tensionin e
gjakut të gruas shtatzënë.
Sipas studimit ato që kanë tension të lartë të
gjakut më shumë shance do të lindin djale.
E anasjella gjithashtu është e vërtetë, thonë ekspertët, edhe pse nuk e dinë përse ndodh një gjë e tillë. Hulumtuesit shkencorë nga Spitali Mount Sinai në Toronto vëzhguan nëse
tensioni i
gjakut kishte një rol në përcaktimin e gjinisë së foshnjave.
Në studim u përfshinë më shumë se 1400 gra kineze, të cilat po planifikonin të lindnin një fëmijë së shpejti.
Gratë u kontrolluan si në fillim ashtu edhe gjatë shtatzënisë, ku u matën nivelet e tensionit të
gjakut, kolesterolit, triglicerideve dhe glukozës.
Ata zbuluan se
tensioni sistolik i
gjakut para shtatzënisë ishte më i lartë tek gratë që kishin djem.
Rezultatet e tyre rezultuan të sakta edhe pasi u vëzhguan të dhënat për moshën, edukimin, duhanpirjen dhe indeksin e masës trupore.
“Tek njerëzit, gjinia e fetusit përcaktohet nga kromozomi gjinor i spermës fekonduese”, thotë autori kryesor i studimit, dr. Ravi Retnakaran, shkruan Shendeti +.
Sa i përket tensionit të
gjakut të nënës para shtatzënisë, është një faktor i panjohur paraprakisht që lidhet me gjasat për të pasur djalë apo vajzë.
Megjithatë, ai i frikësohet faktit që këto rezultate mund të jenë problematike, ndoshta edhe të rrezikshme, tek popujt që mund të favorizojnë lindjen e një gjinie më shumë se një tjetër.
Këto rezultate mund të shpjegojnë gjithashtu rënien në numrin e lindjes së djemve në shtet me mënyrë jetese të shëndetshme./albeu.com/
Shtuar më 17/01/2017,
ora 16:29