Televizori mund të shkaktojë probleme fertiliteti tek meshkujt
Një studim i ri ka zbuluar se meshkujt që shikojnë televizor më shumë se pesë orë në ditë, mund të kenë probleme me fertilitetin.

Ekspertët e Universitetit të Kopenhagenit vëzhguan 1200 meshkuj të rinj dhe të shëndetshëm për të parë nëse qëndrimi para televizorit për një kohë të gjatë ndikonte në fertilitetin e tyre.

Rezultatet e publikuara në “Revistën Amerikane të Epidemiologjisë” treguan se ata që shikojnë shumë televizor gjatë ditës kishin 37 milionë spermatozoidë për mililitër lëng, krahasuar me 52 milionë për mililitër që kishin ata që shikonin shumë pak televizor.

Ata kishin gjithashtu nivele më të ulëta të testosteronit, hormoni mashkullor i cili nevojitet për prodhimin e spermës.

Sipas shkencëtarëve, efekti nuk është i njëjtë tek meshkujt që kalojnë shumë kohë para kompjuterit.

Kjo mund të ndodh sepse ata që shikojnë shumë televizor janë më pak të prirur të bëjnë stërvitje ose të hanë shëndetshëm, gjë që ndikon negativisht tek fertiliteti./albeu.com/
Shtuar më 16/09/2016, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori