Në një të ardhme të afërt apo të larget, ende nuk është përcaktuar, duket se njerëzit do të shkojnë drejt asaj që quhet komunikim
telepatik. Një kërkim është
realizuar në këtë drejtim, ndërsa pritshmëritë e studiuesve ishin ato të imagjinuara.
Duket se kjo do të shërbejë një hap përpara në histori, pasi ende mbetet në kontekstin e një
testimi. Me pak fjalë, një person mund të përçojë nëpërmjet mendjes një mesazh tek një tjetër person në një tjetër shtet.
Eksperimenti në fjalë është
realizuar nga shkencëtarët e Universtetit të Harvardit. Një subjekt
testimi në Indi, komunikoi me dikë në Francë duke përdorur një elektroencefalogramë të mundësuar nëpërmjet internetit (EEG).
Kërkuesit janë shprehur se kjo lloj pajisje i lejoi ata që të dërgonin mesazhe të thjeshta si “hola” apo “ciao”, vetëm duke i menduar. Më pas, komunikimi shihej nëpërmjet një serie dritash flash. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014,
ora 11:02