Kamerat “spiune të krimit” në Durrës, dalin emrat e personave nën hetim, mes tyre vëllai i “Rrumit” dhe Plarent Dervishaj, në kërkim për atentatin ndaj prokurorit

Në foto Plarent Dervishaj 

Tetë persona janë vënë nën hetim në lidhje me vendosjen ilegale të kamerave të sigurisë në Durrës, Shijak e Krujë.
Policia çmontoi sot 47 kamera të tilla në këto tre zona.

Albeu.com ka mësuar emrat e tetë personave për të cilët policia ka nisur hetimet në lidhje me çështjen e kamerave.

Për rrjedhojë në Shijak u vunë nën hetim Albert Muharremi vëllai Rrumit, Xhulio Vora, Astrit Balliu ( Avdyli) , Jasin Kala ( Avdyli ) , Altin Avdyli  dhe Sajmir Gjepali.

Ndërsa në Durrës u vunë nën hetim Plarent Dervishi, aktualisht i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Dejvid Karaboja.

/albeu.com/