Sot Maqedonia e Veriut feston 31-vjetorin e Pavarësisë, reagon Kovaçevski

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë qytetarët e vendit.

Kovaçevski në fjalimin e tij thotë se planifikojnë që shpejt t’i përfundojnë negociatat me BE-në.

“E presim këtë festë të madhe shtetërore, të bashkuar në një shoqëri të përbashkët në vend, si një anëtare dinjitoze e NATO-s dhe një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian në planin ndërkombëtarë. Integrimet janë beteja e brezit tonë. Dhe kështu bëj thirrje të Bashkuar në Liri ti vazhdojmë perspektivat. Historia mëson se për çdo haptë rëndësishëm përpara është e nevojshme bashkimi”, ka thënë ai ndër të tjera.

“U bëmë pjesë e NATO-s dhe siguruam vendin, në aleancën më të madhe të sigurisë, ku vendet anëtare në solidaritet mbrojnë njëri-tjetrin. Filluam negociatat me Bashkimin Evropian me krenari dhe me kokën lart, për të mbrojtur qartë dhe me zë të lartë pozicionet tona nga brenda në të njëjtën tryezë. Ne themeluam, së bashku me Serbinë dhe Shqipërinë, nismën Open Balkan, përmes së cilës siguruam një përmirësim serioz të bashkëpunimit rajonal, por edhe zhvillimin e ekonomive tona me shanse për përfitime të reja për qytetarët dhe kompanitë”.

“Bashkimi i qytetarëve është garanci për paqen e brendshme. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë garanci për paqen rajonale. Dhe bashkimi ynë mes 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian është një perspektivë reale dhe e nevojshme për avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, sipas parimeve dhe vlerave evropiane. Negociatat e nisura planifikojmë t’i përfundojmë me Bashkimin Evropian shumë shpejt. Po punojmë shumë dhe me dinamikë të shpejtë që qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i bëjmë sa më shpejt pjesë të familjes evropiane”, thotë Kovaçevski në urimin e tij.