Meta i ashpër me Monikën e Lulzim Bashën: Kanë bërë një gabim historik!

“Ata kanë bërë një gabim historik me largimin nga parlamenti…”

Presidenti Meta ka kritikuar ashpër kryetaren e LSI, bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Bashën për djegien e mandatëve.

Ai deklaroi se dy krerët e opozitës kanë bërë një gabim të pafalshëm dhe historik.

Sipas kreut të shtetit, edhe kryeministri Rama ka të njëjtat përgjegjësi për faktin që i zëvendësoi ata edhe pse Kushtetuta thotë që duhen 30 ditë për të zëvendësuar një deputet.

“Ata kanë bërë një gabim historik me largimin nga parlamenti. Ashtu si Edi Rama ka një përgjegjësi historike që vrapoi për t’i zëvendësuar.

Sipas Kushtetutës një deputet duhet 30 ditë për ta zëvendësuar. Ilir Meta i është drejtuar shqiptarëve për të kthyer rendin kushtetues”, tha Meta.

Ndër të tjera, kreu i shtetit deklaroi se kjo nuk duhet kthyer në një çështje personale mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.


Shtuar 27.02.2020 22:18