Jurgen Klopp tregon skuadrën favorite për të fituar këtë Champions

Për trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp, gjigandët italian të Juventusit janë favoritët për ta fituar këtë sezon kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, UEFA Champions League.

Klopp ka thënë se Juventus janë favoritët sipas tij, duke parë lojtarët cilësorë që kanë në skuadër.

“Juventus ishin favoritët e mi para se të fillonte sezoni, unë nuk e shikoj mjaftueshëm futbollin italian dhe nuk mund ta kuptojë pse nuk janë dhjetë pikë para skuadrave tjera në krye të Serie A”, ka deklaruar Klopp.

“Ata kanë skuadrët më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time, lojtarë cilësorë gjithashtu, të jashtëzakonshëm”.


Shtuar 15.02.2020 11:02