Të gjithë thonë janë të shëndetshme, por ja pse duhet t’i hamë frutat
Pëlqej
Frutat i bëjnë mirë jo vetëm trupit, por edhe trurit. Duke qenë një ilaç natyral për zorrët, krijojnë mundësinë e prodhimit të duhur të dopaminës dhe serotoninës, që janë dy neurotransmetues që kontrollojnë humorin.

Kërkuesit shkencore që kanë kryer studimin thonë se dihej që frutat janë një element thelbësor për një regjim ushqimor të shëndetshëm.

Ato ndikojnë pozitivisht në reduktimin e rreziqeve kardiovaskulare, parandalimin e diabetit, kontrolli i peshës, mbrojtja ndaj tumoreve, rritje të mirëqenies psikologjike, reduktim të rreziqeve depresive dhe mundësi më të mëdha për t’u plakur shëndetshëm.

Gjithashtu në studimin e publikuar në revistën shkencore Nutrients theksohet se konsumi i frutave ndikon drejtpërdrejt në parandalimin e obezitetit, por njëkohësisht edhe si një terapi shumë efikase ndaj tij. Por mbi të gjitha përmirësimi i humorit është ai në të cilin vihet theksi në studimin e fundit, edhe pas analizimeve mbi persona të të gjitha moshave, përfshirë edhe fëmijët.
Shtuar më 03/01/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori