ShBA-ja me paketë të re ndihme prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar një paketë të re të ndihmës ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin kryesisht municione për artileri dhe sisteme të tjera armësh, si dhe raketa “Himars”.

Sipas Pentagonit, armët dhe municionet me vlerë 500 milionë dollarë do të sigurohen nga rezervat ushtarake amerikane.

Mediat e huaja shkruajnë se Ukrainës do t’i sigurohen municione dhe armë të tjera me vlerë 2.1 miliardë dollarë, të cilat do të ofrohen nga industria.

“Këto përfshijnë sistemet e radarëve për mbrojtjen ajrore, pajisjet e komunikimit, raketahedhës dhe automjete të llojeve të ndryshme si cisterna dhe mjete transporti dhe rikuperimi”, shkruajnë ato.

“Paketa e re është dërgesa e 35-të e armëve nga rezervat amerikane në Ukrainë”, sipas Pentagonit./Albeu.com/


Shtuar 5.04.2023 09:59