Të gjitha problemet që shkakton soda e bukës në aparatin tretës
Shumë njerëz e mbështesin bikarbonatin e natriumit, ose sodën, si një trajtim të efektshëm për problemet e aparatit tretës , përfshirë këtu dhe mykun kërpudhor “Candida”! Njerëzit mendojnë se bikarbonati i natriumit, i cili është mjaft alkalin, do ta ndalojë mykun në njëfarë mënyre, sepse besojnë që ai lulëzon në një mjedis acid.

Pothuajse çdo hallkë e këtij zinxhiri është e gabuar, përveç faktit që shumë viruse e pëlqejnë aciditetin. Megjithatë, myku “Candida” shumë rrallë mund të jetë shkaktar i problemeve në aparatin tretës. Toksikimi nga metalet e rënda favorizon infeksionet, përfshirë infeksionin nga myku “Candida”, por bëhet fjalë për një efekt sekondar, pa rrezik.

Në fakt, maksimumi që mund të shkaktojë mbipopullimi i mykut kërpudhor “Candida” është irritimi i një pjese të zorrës dhe/ose formimi i mukozave, që e bëjnë të vështirë përthithjen e ushqimeve.

Gjithsesi, bikarbonati i natriumit nuk është efikas ndaj mykut kërpudhor “Candida” dhe as ndaj aparatit tretës. Përkundrazi, është abraziv dhe vetëm prish ekuilibrin. Nëse merrni doza të mëdha të bikarbonatit të natriumit, mund të shfaqen problemet e mëposhtme:

spazma gastrike: shtrëngim i traktit intestinal dhe zorrës së trashë;

kriza homeostatike: organizmi lufton të rivendosë ekuilibrin pas sasisë së madhe alkaline;

kriza toksike: në doza të vogla, bikarbonati i natriumit është i sigurt, por nëse kjo dozë tejkalohet, ai bëhet irritues për stomakun dhe traktin intestinal. Në disa raste, shkakton diarre, të vjella, fryrje dhe/ose shqetësime të tjera;

përkeqësim i infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore: sepse bikarbonati i natriumit pengon bakteret e mira dhe dobëson sistemin imunitar;

përkeqësim i problemeve me tretjen: duke dëmtuar funksionin e prodhimit të acidit klorhidrik, bikarbonati i natriumit kontribuon në përshkueshmërinë intestinale. Gjithashtu, pengon përthithjen e ushqimeve nga zorra.
Shtuar më 18/12/2019, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori