Të dobësohesh me hipnozë, 35 vjeçarja humb gjysmën e peshës
Pëlqej
Një 35 vjeçare ka arritur që të heqë shumë kile, jo falë një ndërhyrje, por nëpërmjet hipnozës. Pavarësisht se kishte mbajtur dieta drastike, apo ishte ushtruar shumë në palestër, ajo ishte e pakënaqur me trupin e saj.

Britanikja Julie Evans, nënë e dy fëmijëve, peshonte 130 kilogram dhe pas shumë përpjekjesh për dobësim, provoi hipnozën. Evans provoi variantin e stimuluar të një të ashtequajturi “bypass gastrik”, pa qenë nevoja t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Procedura i kushtoi 1200 dollarë nga 35000 që shkonte operacioni. Ajo ka humbur më shumë se gjysmën e peshës, falë hipnozës, që e shtyn trurin të besojë se stomaku është më i vogël, ndërsa i sjell dhe dëshirën për ushqime të shëndetshme. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori