Të bërit punë shtëpie kaq minuta ul rrezikun e një vdekjeje të parakohshme
Një studim i ri tregon që të bërit aktivitet të lehtë fizik si për shembull gatimi apo thjesht larja e enëve mund të ulë ndjeshëm rrezikun për një vdekje të parakohshme.

Studiuesit në universitetin e Leicester shprehen se njerëzit që duan të jetojnë më gjatë mund t’i rrisin mundësitë e tyre duke qenë pak më shumë aktiv në përditshmëri.

Në studimin e drejtuar nga Shkolla Norvegjeze e Shkencave të Sportit, rezultatet treguan që shkalla e vdekjes binte ndjeshëm kur niveli i aktivitetit rritej – kjo do të thotë të bërit gjithçka që nga derdhja e mbeturinave e deri te ecja e thjesht në lagje. Dhe fakti interesant është që nuk ju duhet shumë, por vetëm 24 minuta në ditë.

Ndërkohë nga ana tjetër, ata që nuk bënin asgjë gjithë ditën ose rrinin ulur për 9.5 orë ose më shumë, kishin një rritje të ndjeshme të rrezikut për të vdekur më herët, ose për t’u sëmurur si psh me sëmundje zemre. Prandaj, kushtojini vetëm disa minuta në ditë jetës suaj.
Shtuar më 25/08/2019, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori