Takat e larta shkaku kryesor i artritit
Takat e larta janë shkaku kryesor i artritit. Ecja me to nuk është vetëm e lodhshme por dhe e dëmshme për shëndetin e këmbëve tona. Sipas studiuesve tw Universitetit të Stenfordit përdorimi i takave mbi 9 centimetra mund të shkaktojë osteroartritin, njohur thjesht si artriti.

Përdorimi i tyre shkakton plakjen më të shpejtë të disa arterieve dhe artritin në gjunj. “Meshkujt dhe femrat kanë pak a shumë të njëjtin ndërtim biomekanik të këmbëve, por diferenca e vetme është ato çka veshin. Nga studimi i kryer femrat janë dy herë më shumë të rrezikuara se meshkujt për t’u prekur nga artriti pasi përdorin këpucë me taka shumë herë më të larta se meshkujt”, tha një prej studiuesve.

Gjatë studimit të tyre studiuesit morën në testim 14 femra të cilat veshën këpucë me taka të lartësive të ndryshme, ku dhe vunë re se sa më të larta të jenë takat aq më të rrezikuara janë dhe femrat nga prekja e artritit. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori