E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Takat e larta po ju shkaktojnë dëmtime të rrezikshme
Për vite me radhë femrat janë paralajmëruar për dëmtimet që mund t’iu shkaktojnë këmbëve dhe kyçeve këpucët me taka të larta. Por, si duket rreziku është më i madh seç është menduar më parë.

Një specialist ka zbuluar se veshja e vazhdueshme e këtyre këpucëve mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e kancerit.Dr. David Agus, profesor i mjekësisë tek Universiteti i Kalifornisë Jugore, ka zbuluar në librin e tij “A Short Guide To A Long Life” se mund të ketë një lidhje potenciale mes këpucëve me taka të larta dhe kancerit.

Siç shpjegon për “Daily Mail Online”, veshja e këpucëve të parehatshme çdo ditë nuk shkakton vetëm dhimbje dhe dëmtime të kyçeve, por shkakton në mënyrë aktive nivele të ulëta të inflamacionit, duke qenë se trupi forcohet shumë për mbajtjen e ekuilibrit gjatë ecjes.

Sipas prof. Agus, edhe pse kanceri mund të shkaktohet nga kodimi i gabuar i gjeneve brenda ADN-s, çdo gjë që dëmton ADN ose pengon procesin e saj natyral të riparimit, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.

“Lloje të caktuara inflamacioni janë lidhur me sëmundje degjenerative nga më të rrezikshmet, si sëmundjet e zemrës, alxhajmeri, sëmundjet autoimune, diabeti dhe mund të rrisin në mënyrë dramatike rrezikun për t’u prekur nga kanceri”, shpjegon prof. Agus
Shtuar më 09/05/2017, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori