Sytë mund t'ju paralajmërojnë për një kancer shumë të rrrezikshëm
Kanceri në mushkëri është ndër llojet më serioze të kancerit, pasi që zakonisht zbulohet vetëm pasi të jetë shpërndarë në organe tjera të trupit.

Ndonëse ka shumë simptoma që tregojnë se mund ta keni këtë sëmundje, një prej tyre mund të jetë edhe zverdhja e syve.

Këtë e thotë Shoqata Amerikane e Kancerit, ku, sipas tyre, nëse e keni vërejtur se sytë kanë filluar të marrin ngjyrë të verdhë, atëherë ata sugjerojnë që menjëherë t’i bëni analizat.

Ata shpjegojnë se kjo është pjesë e sëmundjes së verdhëzës, e cila mund të jetë shenjë se kanceri i mushkërive është shpërndarë në mëlçi.

Ju gjithashtu mund ta vëreni se lëkura ka marr një nuancë të ngjyrës së verdhë, ose se urina është me ngjyrë më të mbyllur sesa normalisht.
Shtuar më 21/02/2019, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori