Dalin pamjet epike kur policia ndjek McGregor (VIDEO)

Conor McGregor, një nga luftëtarët më të mirë që ka patur UFC, është një personazh i cili shpesh herë e kemi parë të bëhet protagonist në shumë situata.

E fundit ishte ku policia e arrestoi dhe i sekuestroi mjetin e tij luksoz, Bentley. Ai u ndalua në Dublin teksa i jepte makinës me një shpejtësi që nuk ishte e lejueshme.

Në rrjetet sociale është bërë publike momenti ku policia e ndiqte nga pas irlandezin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.03.2022 16:00