Studimi: Përbërës të cannabis shërojnë kancerin
Vëmendjen e shkencëtarëve e ka tërhequr një përbërës në mariuhanë që nuk është THC, por CBD ose Cannabidiol dhe sipas tyre, po tregon shenja të mundësisë së luftimit të kancerit.

Mbështetësit e marihuanës mjekësore besojnë se THC i ndihmon pacientët e sëmurë në lehtësimin e dhimbjes dhe disa prej tyre kanë hulumtime shkencore në të cilat i mbështesin bindjet e tyre.

Megjithatë, kërkuesit deklarojnë se ende nuk kanë arritur në pikën e zbulimit ku mund të pohojnë se CBD i shëron plotësisht qelizat kancerogjene. Arritja e këtij momenti do të ishte moment historik, shtojnë hulumtuesit e studimit.

CBD përbën 40 për qind të bimës së kanabisit. Dallimi mes THC dhe CBD ështe se kjo e fundit është pjesa jo-psikoaktive. Me fjalë të tjera, nuk të bën ta ndjesh efektin halucinogjenik te bimes.

Hulumtimi është ndërmarrë nga shkencëtarët e California Pacific Medical Center. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2013, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori