Më shumë se 29 mijë viktima, thellohet tragjedia nga tërmetet në Turqi e Siri

Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Sirinë veriperëndimore ka kaluar 29,000 ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

Numri i vdekjeve në Turqi u rrit në 24,617 të dielën, ndërsa më shumë se 4,500 u vranë në Siri.

Kombet e Bashkuara thonë se vlerësohet se deri në 5.3 milionë njerëz në Siri mund të jenë të pastrehë pas tërmeteve, ndërsa gati 900,000 njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim në Turqi dhe Siri.

Qeveria siriane ka miratuar dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e goditura nga tërmeti jashtë kontrollit të saj, sipas mediave shtetërore, ndeërsa Turqia thotë se po punon për të hapur dy rrugë të reja në pjesët e kontrolluara nga rebelët në Siri.

Shqetësimi sa vjen e shtohet për ekipet e kërkim shpëtimit mbërritur nga e gjithë bota në ndihmë të shtetit turk. Dy organizata gjermane pezulluan operacionet e kërkim shpëtimit sikurse edhe një ekip i ushtrisë austriake, për arsye sigurie të personelit të tyre.

AFP thotë se në qytetin e Antakya, ku kërkimet vijojnë pronarët e dyqaneve janë bërë bashkë për të mbrojtur pronat nga hajdutët.

Një person i dyshuar si grabitës u ndalua dhe u rrah, ndërsa një banorë i kësaj zone tregoi se situata e grabitjeve është e frikshme.

Gazetarët e BBC në terren raportojnë, se qeveria turke deri më tani ka lëshuar 113 urdhër arresti për personat e përfshirë në ndërtimin e pallateve të shembura.

Policia turke ka bërë të mundur arrestimin e 12 personave, kontraktorë ndërtimesh. Priten arrestime të tjera thotë BBC, të cilat shihen si një tentativë fajësimi për pasojat shkatërrimtare të tërmetit./albeu.com/


Shtuar 12.02.2023 12:33