Një studim i ri ka përforcuar provat se njerëzit me grupin e
gjakut “0” mund të kenë një rrezik më të ulët të
infeksionit Covid-19 dhe janë më pak të ekspozuar për komplikacione të rënda.
Dy studime të botuara në revistën Blood Advances sugjerojnë që individët me grup
gjaku “0” mund të jenë më pak të prekshëm nga infeksioni
Covid-19.
Për gjetjet, ekipi hulumtues krahasoi të dhënat e regjistrit shëndetësor danez nga më shumë se 473,000 individë të testuar për
Covid-19.
Në mesin e pozitivëve me
Covid-19, ata gjetën më pak njerëz me grup
gjaku “0” dhe më shumë të grupeve “A”, “B” dhe “AB”.
Rezultatet e studimit sugjerojnë se njerëzit me lloje të
gjakut “A”, “B” ose “AB” mund të kenë më shumë gjasa të infektohen me
Covid-19 sesa ata me tipin ‘0’.
Studiuesit nuk gjetën ndonjë ndryshim të rëndësishëm në shkallën e
infeksionit midis llojeve “A”, “B” dhe “AB”.
Gjetjet gjithashtu treguan se grupet e
gjakut “A”dhe “AB” shoqëroheshin me një rrezik në rritje të rezultateve të rënda klinike të
infeksionit Covid-19.
Personat me grupe
gjaku “A” ose “AB” duket se shfaqin ashpërsi më të madhe të sëmundjes
Covid-19 sesa njerëzit me grupe
gjaku ‘0’ ose ‘B’, sipas një studimi të veçantë retrospektiv.
Studiuesit zbuluan se pacientët me grupe
gjaku “A” ose “AB” kishin më shumë gjasa të kërkonin oksigjen, duke sugjeruar që ata kishin norma më të mëdha të dëmtimit të mushkërive nga
Covid-19.
Ata gjithashtu gjetën më shumë pacientë me grupin e
gjakut “A” dhe “AB” që patën nevojë për dializë pas dëmtimit të rëndë të veshkave.
Më herët, një studim tjetër i botuar në revistën Sëmundjet Infektive Klinike doli në përfundimin se njerëzit me grupin e
gjakut “A” mund të jenë më të prirur ndaj
infeksionit Covid-19 ndërsa ata me grup
gjaku “0”, të cilët kanë një rrezik më të ulët të prekjes nga virusi.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 11:33