STUDIMI/ Drita jeshile lehtëson dhimbjen e kokës
Ngjyra jeshile ka kohë që cilësohet si ngjyra e natyrës dhe e zilisë , edhe pse kohët e fundit është lidhur me paratë dhe dritën e trafikut.

Tani sidoqofte disa kërkues mendojnë se ngjyra jeshile është nje mjet për të lehtësuar dhimbjet.

Universiteti i Arizonës , Mohab Ibrahim ishte i pari që e ndërmorri këtë studim ,për shkak të mënyrës së pazakontë që vëllai i tij trajtonte dhimbjet e kokës, shkruan TechSot.al.

Vllai i tij i thoshte që nëse ulej afër pemëve , dhimbja e tij e kokës lehtësohej.

Në fillim teknika e vllait nuk i bëri shumë përshtypje Ibrahimit , por kur ai vet pati një ditë dhimbje koke por nuk kishte ilac ai eci afër një parku dhe filloi të ndihej më mirë.

Pasi e shpërndau idenë mës kolegëve, Ibrahimi vendosi që të testonte efektin e dritës jeshile mbi minjtë.

Kërkuesit vendosën një grup minjsh në një kontiner me dritë jeshile LED dhe një tjetër grup që ishte i bllokuar nga drita jeshile.

Studimi tregoi se grupi i parë ishte më tolerant ndaj dhimbjeve.

Shkencëtarët janë të sigurt në benefitet e dritës jeshile , por nuk janë akoma të sigurt se pse ndodh kjo gjë.
Shtuar më 24/03/2017, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori