Humbja e 15 e madhe për Putin, vritet koloneli i rëndësishëm rus në Mariupol

Presidenti rus Vladimir Putin ka humbur komandantin e 15-të të lartë në pushtimin e Ukrainës. Sipas medias britanike The Sun, koloneli Alexei Sharov komandant i Urdhrit të Gardës 810 të Brigadës Zhukov të Korpusit Detar të Rusisë, është vrarë gjatë luftimeve në qytetin e Mariupolit.

Sharov kishte rol të veçantë për të pushtuar këtë qytet të cilën Rusia e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme. Vdekja e Sharovit pasoi vdekjen e kolonelit Nikolay Ovcharenko, komandant i Regjimentit të 45-të të Inxhinierisë.