Nënat që flenë me foshnjat e tyre në të njëjtin
shtrat për më shumë se 6 muaj janë dyfish më të rrezikuara të vuajnë nga depresioni, sugjeron një studim i ri.
Gratë që ndajnë krevatin me foshnjën për një kohë të gjatë janë më të predispozuara që të shqetësohen për gjumin e bebes dhe mendojnë se po kritikohen – vendosin një barrierë në marrëdhëniet me të
tjerët, thonë shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror Penn.
Ndarja e të njëjtit
shtrat nuk shkakton vetëm stres, por e bën gjithashtu më të vështirë për prindërit që të bëjnë një gjumë të rehatshëm, dhe rrit rrezikun që ata të zhvillojnë depresion. Për shkak edhe të ndryshimeve hormonale dhe lodhjes së tepërt, nënat e reja kanë shumë luhatje humori.
Megjithatë, depresioni pas lindjes mund të jetë edhe më serioz.
Stresi rrit rrezikun që këto nëna të zhvillojnë simptoma si: ndihen të pashpresa, qajnë vazhdimisht, madje mund të mendojnë të lëndojnë edhe veten apo të
tjerët – prandaj është shumë e rëndësishme që ato të shqetësohen më pak dhe të mos kenë ndjenja pasigurie.
Shtuar më 07/03/2018,
ora 16:53