Rusia ka krematoriume të lëvizshme për të “avulluar” ushtarët e vdekur (VIDEO)

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar një video ku tregon se Rusia ka krematoriume të lëvizshme në arsenalin e saj që ndjek forcat pushtuese,  për të “avulluar” ushtarët.

Gjithashtu Ministria tha se Kremlini mund t’i vendosë ato në luftën e tij me Ukrainën për të fshehur numrin e viktimave.

“Nëse do të isha ushtar dhe do ta dija që gjeneralët e mi kishin aq pak besim tek unë, saqë më ndoqën nëpër fushëbetejë me një krematorium të lëvizshëm, ose unë do të isha nëna ose babai i një djali, potencialisht të dislokuar në një zonë luftimi, dhe qeveria ime mendonte se mënyra për të mbuluar humbjet ishte një krematorium i lëvizshëm, do të isha thellësisht i shqetësuar,” tha për gazetën Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace.

“Është një efekt anësor shumë rrëqethës i mënyrës sesi rusët i shohin forcat e tyre,” tha ai për pamjet e postuara për herë të parë në vitin 2013.


Shtuar 25.02.2022 13:51