Gjykata e Shkupit pranon aktakuzën, Zhan Mitrev do të gjykohet për mashtrim

Gjykata Penale e Shkupit në tërësi ka pranuar aktakuzën kundër mjekut Zhan Mitrev dhe klinikës që ai drejton.

Nga gjykata, kanë njoftuar se është caktuar edhe data e seancës së parë, që do të jetë më 28 shkurt 2023.

“Duke vlerësuar të gjitha faktet dhe argumentet e palëve, është marrë vendimi me të cilin miratohet aktin në tërësi. Pas miratimit të aktakuzës, është formuar lëndë penale me Kodin Penal nr. 349/23 i cili sipas sistemit AKMIS i është ndarë gjyqtarit për procedurë të mëtutjeshme dhe seanca kryesore është caktuar për datën 28.02.2023 në ora 09:30, për të cilën palëve do t’u dërgohen ftesa”, thuhet në njoftimin e Gjykatës penale.

Sipas informacioneve lënda i është caktuar gjykatëse Lidija Petrovska e cila ka përvojë pothuajse 10 vjeçare në gjykatën, gjegjësisht është e zgjedhur për gjykatës në gusht 2013./shenja