Studim/ Njerëzit që lexojnë jetojnë më gjatë
Sipas Avni Bavishi, kryetar i studimit në Universitetin Yale, leximi ju bën më të zgjuar, por ju bën që të jetoni më gjatë gjithashtu.

Studimi përfshiu 3.635 persona mbi moshën 50 vjeç dhe i ndau në 3 grupe. Grupi i parë nuk lexonte fare, grupi i dytë lexonte më pak se 3.5 orë në javë, ndërsa grupi i tretë lexonte më shumë se 3.5 orë në javë.

Sipas studimit u vërejt se individët e grupit të dytë kishin 17% më pak shanse për t’u ndarë nga jeta në krahasim me individët e grupit të parë. Ndërsa individët e grupit të tretë kishin rreth 23% më pak gjasa.

Studimi tregoi se njerëzit që lexonin e kuptonin më mirë botën e jashtme dhe i zhvillonin më shumë aftësitë njohëse që të çojnë në një mbijetesë më të gjatë./albeu.com/

Burimi: The Guardian
Shtuar më 06/10/2016, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori