Studim/ Ja pse bëhen fëmijët e llastuar
Një studim anglez i kryer së fundmi, ka dalë në përfundimin se fëmijët që priren të bëhen më të llastuar janë ata të cilët kanë një nënë në karrierë.

Kërkuesit kanë marrë në këtë studim dy grupe nënash, ato të cilat qëndrojnë në shtëpi dhe nënat që kanë një punë. Përfundimi ishte ai që pritej, ndërsa nënat në punë i përkëdhelnin më shumë fëmijët për të kompesuar oraret që nuk qëndrojnë me ta.

Duket se fëmijët e vegjël të femrave në karrierë janë ata që priren të jenë më pak aktiv, ndjekin një regjim ushqimor të shkujdesur, krahasuar me fëmijët që kanë nënën në shtëpi me kohë të plotë. Një studim anglez i Institute of Child Health i publikuar në revistën “Journal of Epidemiology and Child Health”, ka pyetur femrat të cilat i janë nënshtruar studimit, lidhur me orët e punës, sforcimet fizike të tyre dhe raportin me fëmijën.

Rezultoi se fëmijët e moshës 3-5 vjeçare, me nënën që punonte, pinin më shunë pije të sheqerosura gjatë vakteve, përdornin më shumë kompjuter dhe shikonin televizor më shumë se dy orë në ditë. Nga ana tjetër, fëmijët e nënave që rrinë në shtëpi me kohë të plotë, janë më të kontrolluar dhe më të matur në veprimet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori