Çliroi fshatin në Ukrainë, momenti prekës kur ushtari takon familjen (VIDEO)

Një video e një ushtari ukrainas që ka takuar familjen e tij pas çlirimit të fshatit nga pushtuesit rusë, është bërë virale në rrjetet sociale.

Videon e ka shpërndarë aktivistja ukrainase për të drejtat e njeriut, Oleksandra Matviichuk.

Pamjet janë filmuar në Nova Basan pasi u rimor nga forcat ukrainase.

Katerina Sergatskova, kryeredaktore e uebsajtit të lajmeve me bazë në Kiev Zaborona Media, ndau videon në Twitter, duke shkruar: “Kjo është ajo për të cilën luftojnë ukrainasit. Për familjet e tyre, për shtëpinë e tyre. Për dashurinë dhe lirinë.”/albeu.com/