Spitali Amerikan vjen me 5 paketa trajtimi me terapitë e mjekëve të huaj e shqiptarë!

Qendra më e madhe e Fizioterapisë, Spitali Amerikan vjen me 5 paketa trajtimi me terapitë e mjekëve të huaj e shqiptarë!

Zgjidhja e rekomanduar nga mjekët specialistë për një sërë problemesh me karakter ortopedik, neurologjik, reumatologjik, kardiologjik, rehabilitim sportiv. Fizioterapia sot vërtet bën mrekulli duke ngritur në këmbë edhe persona të cilëve për shkak të një aksidenti apo një dëmtimi të rëndë fizik, mjekët nuk i kanë ofruar asnjë alternativë tjetër. Por jo vetëm ata! Fizioterapia ofrohet për një sërë patologjish të tjera dhe vepron në promovimin, parandalimin, përmirësimin, trajtimin, aftësimin dhe riaftësimin e personave të cilët kanë nevojë për të.

Futbollistët dhe të gjithë personat që merren me sport, mund të kenë nevojën e një shërbimi dinjitoz fizeoterapeutik. Është një trajtim mjekësor që kërkon kohë për të dhënë efektet, por mbi të gjitha kërkon profesionalizëm. Sa raste kemi dëgjuar që në vend të kemi përmirësime nga seancat e fizioterapisë, situata të bëhet më keq? Sa të afërm apo familjarë kemi dëgjuar që pas disa seancash të kripura me çmimet kanë vendosur të mos e vazhdojnë më këtë trajtim, duke humbur kështu mundësinë e rehabilitimit në kohë? Sa persona duke mos gjetur një shërbim të mirëfilltë kanë paguar akoma dhe më shtrenjtë duke u shtruar jashtë vendit? Këto shqetësime tashmë janë të kota për të gjithë ata që duan të zgjedhin një shërbim fizioterapie modern me teknikat më të avancuara! Qendra më e madhe e fizioterapisë në Shqipëri, në spitalin Amerikan 3, ju rikthen cilësinë e jetës së shëndetshme! Me ekipin e shkëlyqer të mjekëve italianë dhe shqiptarë përveç terapisë manuale, tek kjo qendër ofrohen 8 lloje të tjera terapish, të cilat sipas problematikës së pacientëve, një plani të detajuar trajtimi dhe një diagnostikimi të mirëfilltë imazherik bëjnë të mundur që pacienti jo vetëm të vlerësohet siç duhet, por të shkurtojë kohën e rehabilitimit.

Elektro-terapia, Ultratingulli, Rrezet infra të kuqe, Krioterapia, Parafino-terapia, Traksioni Vertebral janë shërbime të fizioterapisë që nuk do t’i gjeni në asnjë klinikë apo qendër tjetër. Me kombinimin e tyre dhe eksperiencën e mjekëve më të njohur të huaj e vendas, trajtimi bëhet edhe më i thjeshtë. Spitali Amerikan ofron 5 paketa trajtimi të cilat i janë vënë në dispozicion pacientëve me çmimet më konkurruese në treg:

1. Fizioterapi 15 000 lekë 10 (seanca)

2. Paketa Neurologjike & Ortopedike ( 20min) 30 000 lekë (20 seanca)

3. Paketa Neurologjike & Ortopedike (40min) 50 000 lekë (1 muaj )

4. Paketa Tekarterapi+Masazh rehabilitues 30 000 lekë (10 seanca)

5. Paketa seance normale & trajtim dhembje 20 000 lekë (10 seanca)

Këto paketa trajtimi mund të aplikohen pas vlerësimit të mjekëve tanë në Patologjit ë e aparatit muskulo-skeletik, Patologjitë e aparatit skeletik, Alterimet në fazën e rritjes, Patologjitë inflamatore: dhe Patologjitë neurologjike.

Jeni ju që duhet të zgjidhni! Spitali Amerikan ofron gamën e plotë të shërbimeve fizioterapeutike për:

Rehabilitim Ortopedik
Rehabilitim Reumatologjik
Rehabilitim Neurologjik
Rehabilitim Kardiologjik
Rehabilitim Posturale
Rehabilitim Sportiv
Masazh terapeutik Gjimnastik grupi për: - Dhembjet cervikale - Lumbare Vlerësim parësor.

Cilësia e shëndetit tuaj me Spitalin Amerikan është në duar të sigurta!
Shtuar më 24/07/2017, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori