Sëmundjet e
mishit të
dhëmbëve janë sëmundje shumë të përhapura gjithkund në botë.
Këto sëmundje mund të jenë nga një inflamacion i thjeshtë i
mishit të
dhëmbëve deri te sëmundje shumë serioze që rezultojnë me ndryshime të mëdha në indin e butë dhe në ashtin që e rrethon dhëmbin.
Në rastet më të rënda ju mund të humbi dhëmbin.
Se a ndalon, ngadalësohet ose përkeqësohet sëmundja juaj e
mishit të dhëmbit, kjo varet shumë nga ajo se sa mirë ju kujdeseni për
dhëmbët dhe mishin e
dhëmbëve çdo ditë.
Çfarë e shkakton problemin me mishin e
dhëmbëve?
Goja jonë është e mbushur me baktere. Këto baktere, së bashku me mukusin (pështymën) dhe grimcaat tjera që qarkullojnë në gojë vazhdimisht formojnë një shtresë (pllakë) të ngjitshme, pa ngjyrë në
dhëmbët tuaj.
Nëse ju i pastroni me brushë dhe penj
dhëmbët tuaj, kjo ndihmon të hiqni këtë pllakëz. Pllakëzat që nuk largohen mund të forcohen dhe të krijojnë shtresë gurore në
dhëmbët tuaj të cilën brusha nuk e pastron. Vetëm pastrimi profesional nga dentisti mund ta largojë këtë shtresë të fortë.
Si mjekohet sëmundja e
mishit të
dhëmbëve?
Qëllimi kryesor i mjekimit është të ktonrollohet infeksioni. Numri dhe llojet e trajtimit do të ndryshojë, në varësi të shkallës së sëmundjes së
mishit të
dhëmbëve. Secili lloj trajtimi kërkon që pacienti të vazhdojë të kujdeset mirë për higjienën e gojës. Mjeku po ashtu mudn t’ju këshillojë t’i ndryshoni disa shprehi, si të hiqni dorë nga pirja e duhanit, si një mënyrë për të përmirësuar rezultatin e trajtimit.
Pastrimi i thellë
Dentisti ose specialisti tjetër i gojës mund t’i largojë pllakëzat përmes një metode të pastrimit të thellë që quhet shkallëzim si dhe përmes rrafshimit të rrënjëve. Shkallëzimi do të thotë copëtimi i gurësve nga sipër dhe poshtë buzës së
mishit të dhëmbit. Rrafshimi i rrënjëve pastron njollat në rrënjë të
dhëmbëve ku mblidhen mbeturinat si dhe ndihmon largimin e baktereve që ndihmojnë sëmundjen. Në disa raste mund të përdoret edhe laseri për të larguar pllakëzat dhe gurësit. Kjo procedurë mund të rezultojë me më pak gjakderdhje, ënjtje dhe mundim krahasuar me metodën tradicionale të pastrimit të thellë.
Trajtimi me barna
Barnat po ashtu mund të përdoren gjatë trajtimit së bashku me shkallëzimin dhe rrafshimin e rrënjëve, por ato jo gjithmonë mund ta zëvendësojnë ndërhyrjen. Në varësi se sa larg sëmundja mund të shkojë, dentisti mund t’ju sugjerojë trajtim me operacion. Studimet edhe më të hollësishme duhet të zhvillohen për të kuptuar
nëse përdorimi i barnave ul nevojën për ndërhyrje kirurgjike dhe
nëse ata janë efektive për një kohë të gjatë. Ja disa barna të cilat aktualisht po përdoren:/albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017,
ora 14:39