Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin po luan me zjarrin

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha sot se presidenti rus Vladimir Putin po luante me zjarrin pas sulmit të forcave ruse në centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore dhe i kërkoi atij të ndalonte shënjestrimin e objekteve të tilla.

“Ne i bëjmë thirrje presidentit rus në termat më të fortë të mundshëm që të ndalojë plotësisht sulmet ndaj objekteve si ky, pasi është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” tha Wallace gjatë një konference për shtyp në Kopenhagë, ku ai ndodhet për vizitë.

“Nuk është e rrezikshme vetëm për Ukrainën dhe Rusinë, është e rrezikshme për Evropën dhe luan me zjarrin, është përtej çdo logjike dhe domosdoshmërie” tha ai.