S'ka rëndësi se është verë! Konsumoni sa më shumë fasule
Pëlqej
Fasulet mund të konsiderohen pa frike të ushqyeshme dhe të shëndetshme

Fasulet janë bishtajore dhe e kanë origjinën në Lindjen e Mesme, por u përhapën shumë shpejt në Indi, në vendet e Mesdheut dhe në Amerikë.

Ato janë të verdha dhe kafe në pamje afërsisht si bizelet e thata. Ato konsumohen të ziera ose të skuqura. Kanë vlerë të lartë kaloriike dhe janë shumë të pasura me ushqyes.

Gjithashtu përmbajnë nivele të larta të proteinave, janë shumë shpesh vakt në kuzhinën vegjetariane, sepse janë zëvendësim i shkëlqyer për mishin dhe peshkun, shkruan Shendeti +.

Fasulet janë burim i shkëlqyer i proteinave dhe hekurit. Kalciumi dhe kaliumi në fasule është shumë i lartë se sa në spinaq dhe lakër.

Fasulet përmbajnë një përqindje të lartë të fosforit, 20 herë më shumë se peshku, i cili është i njohur për sasi të lartë të fosforit. Treten lehtë dhe ndihmojnë me problemet e sistemit tretës. /albeu.com/

Shtuar më 13/07/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori