Çfarë ndodhi? Putin ishte duke folur në stadiumin e mbushur plot, televizioni shtetëror rus shkëputet papritmas (VIDEO)

Një incident regjistrohet tani në Moske, një transmetim i drejtpërdrejtë i Vladimir Putinit  duke folur në  stadiumin e mbushur plot, papritmas u shkëput nga presidenti duke vendosur disa këngë që ishin kënduar gjatë ceremonisë.

Zoti Putin po përkujtonte përvjetorin e marrjes së Krimesë në stadiumin Luzhniki të Moskës para një turme të madhe mbështetësish.

Turma valëviti flamuj dhe thërriste “Rusi, Rusi” ndërsa ai mbante fjalimin e tij.

Por ndërsa ai dukej se ishte ende duke folur, transmetimi papritur u pre në imazhe të tjera.

Është e paqartë pse ndodhi kjo.

Presidenti rus kishte lavdëruar trupat e tij, të cilat ai tha se vazhdojnë të “luftojnë heroikisht” në Ukrainë.

Ai foli gjithashtu se si Rusia po përpiqet të “rivendos” Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.