U prangos për “inceneratorët”, Alqi Bllako kërkon lirinë! Caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimin

Pas arrestimit, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, ka kërkuar lirinë.

GJKKO pritet ta shqytojë më datë 14 maj ankikimin e avokatit të Alqi Bllaks për arrestimin e tij. Sipas shortit të hedhur sot, pritet që çështja të shqyrtohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, në ngarkim të personit nën hetim A.B. është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 06.05.2022, me nr. 12 regjistri themeltar.

Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë 14 Maj 2022, ora 10:00”, bën me dije GJKKO./albeu.com/