Shkrumbohet banesa në Shkodër, plagoset i moshuari

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një i moshuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “3 Heronjtë”. Ndërsa raportohet se në banesë jetonte vetëm një i moshuar i cili ka marrë plagë të lehta.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit ndërsa komshinjtë thonë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe pastaj kanë dalë flakët.


Shtuar 27.07.2023 23:01