Në këto ditë vere në doganën e Barit, ku shtohet në mënyre të ndjeshme qarkullimi i pasagjerëve dhe automjeteve drejt dhe nga Shqipëria, nuk ndalet aktiviteti i forcave të rendit.
Diten e mërkurë në një autobus të sapozbritur nga trageti "Adriatica", u zbuluan gati 600 flakone Vitadox; një
medikament natyror i nxjerrë nga
helmi i një lloj akrepi,
shitet si mjekim kundër disa lloj tumoresh. Ky ilaç është i ndaluar në Itali dhe në shtete të tjera europiane, por
shitet lirisht në Shqipëri, i importuar nga Kuba ku edhe prodhohet.
Sipas faqes zyrtare të Pharmamatrix çmimi në Shqipëri, është 145 euro për 30 miligramë. Kapja e kësaj sasie të madhe të këtij medikamenti të ndaluar, u përshëndet nga Luigi d'Ambrosio Lettieri, sekretari i Komisionit për Shëndetësinë prane Senatit Italian.
Ai
kujtoi se deri me sot, "pranë Agjencisë Italiane për Produktet Farmaceutike nuk eështë paraqitur asnjë kërkesë për marrjen e autorizimit dhe se në nivel nderkombëtar nuk ekzistojnë studime shkencore që të vërtetojnë efikasitetin e kësaj substance", citon Top-Channel.
E megjithatë kjo nuk ndal ata që shkojnë në Shqipëri posaçërisht për të blerë këtë
medikament, të shtyrë nga shpresa dhe dëshpërimi. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2012,
ora 12:35