Aksioni kundër bandave të Elbasanit, revoltohen familjarët: Policët na kthyen shtëpine përmbys

Policia e Elbasanit ka zhvilluar këtë të enjte një konferencë për mediat sa i takon megaoperqacionit të zhvilluar në Elbasan, i cili nisi që prej mbrëmjes së djehsme.

Një megaoperacion kundër banadave kriminale u zhvillua mbrëmjen e djeshme deri mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku u arrestuan 45 persona, shtatë të tjerë u shpallën në kërkim.

Policia e Elbasanit goditi plotësisht një grup kriminal dhe pjesërisht 3 grupe të tjera që shpërndanin drogë të llojeve të ndryshme si heroinë, kokainë, kanabis etj. Sakaq disa nga të afërmit e të arrestuarve janë shprehur të shqetësuar nga bastisja e paparitur e policisë gjatë natës.

Një çift të moshuarish treguan se policia kishte zbarkuar në orën 4 të mëngjesit në shtëpinë e tyre, ku kishin arrestuar djalin e tyre 32-vjeçar. Ata thanë se policia e kishte kthyer shtëpinë përmbys duke kontrolluar për drogë, por nuk kishin gjetur asgjë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”, janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €. Të arresturit janë ndarë në disa grupe, 11 të arrestuarit kanë qenë të dënuarit edhe më parë për drogë./albeu.com/


Shtuar 29.06.2023 11:48