Si të zgjatesh disa cm për një javë (FOTO LAJM)

Ngisni biçikletën

Për t’u bërë shtatlartë duke ecur në biçikletë, rregullojeni shalën në mënyrë që ju të shtrini këmbët tuaja për të arritur pedalet. Mos e ngrini atë shumë lart pasi mund të dëmtoni nyjet.
Alice Robinson nga Anglia provoi disa teknika popullore dhe arriti të bëhej 1.5 cm më e gjatë në javë falë shtrirjes së shtyllës së saj kurrizore dhe rritjes së lartësisë së diskut ndërvertebral me 1-2 mm.

Postura e saktë do të shtojë një tjetër 2.5 cm në lartësinë tuaj:

Si është e mundur?

Ju në fakt zgjateni edhe kur jeni në gjumë. 10 minuta shtrirë në shpinë ju shton 5 mm lartësi. Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të shpinës gjatë ditës dhe kthimit të saj në formë kur shtriheni.

Ju mund ta bëni këtë që të zgjasë, përmes ushtrimeve të caktuara, edhe pse mbani mend se një i rritur, zonat e rritjes së të cilit janë mbyllur (> 25 vjeç) nuk do të ketë ndonjë rezultat të habitshëm.

Kjo e bën më të lehtë rritjen.

Çfarë duhet të keni parasysh?
Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në lartësinë tuaj përfshijnë:

– Dietën tuaj ushqimore

– Gjumin e plotë

Për t’u zgjatur edhe më shumë, duhet të konsumoni sasi të mjaftueshme të kalciumit, hekurit, vitaminës D dhe elementeve të tjera dhe vitaminave që trupit tuaj i duhen që të funksionojë siç duhet.

Ju duhet të flini në një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë. Është mirë të gjeni dyshekun e duhur ortopedik dhe një jastëk që ju përshtatet.

Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të zgjateni pak më shumë dhe të mbani posturën tuaj të përsosur. /supershendeti/
Shtuar më 11/02/2019, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori