Si të zbuloni kancerin e gjirit në faza fillestare
Zbulimi i hershëm i kanceritgjirit mund të shpëtojë jetën tuaj. Ekzaminimi i rregullt i gjoksit, i cili mund të bëhet edhe në shtëpi, mund t’ju ndihmojë të detektoni ndryshimet jonormale në gjoks.

Pjesë e këtyre gjërave jonormale mund të jetë edhe kanceri i gjirit që do të thotë se ju mund ta zbuloni atë më herët dhe mundësitë për një mjekim të suksesshëm vetëm sa rriten.

Ndër shenjat e para të kanceritgjirit janë gungat.

Në momentin që detektohet një gungë, doktori do të bëjë ekzaminim më të hollësishëm, i cili edhe do të zbulojë se çfarë saktësisht është duke ndodhur në trupin tuaj, transmeton Telegrafi.

Shumë ekspertë shëndetësorë bëjnë të ditur se edhe gjenet luajnë rol të rëndësishëm në formimin dhe zhvillimin e kancerit.

Veç gjeneve, faktorët tjerë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit janë edhe:

– Ambienti

– Ushqimi

– Stili i jetesës

Edhe pse gungat në përgjithësi konsiderohen si paralajmërim i kanceritgjirit, çdo dhimbje në gji është një alarm i cili duhet diskutuar me doktorin.

Hulmutesit tek ‘MD Anderson Cancer Center’, Houston, shpjegojnë që kanceri i gjirit jo domosdoshmërish shfaqet në formën e gungave. Simptoma tjera të kanceritgjirit janë edhe pezmatimi, lëkura bëhet më e kuqe apo më e trashë afër thimthit e të ngjashme, shkruan këshilla.net

Sipas Dr. Naoto Ueno, kanceri i gjirit ndonjëherë mund të vërehet nga një gungë e vogël, e shpeshherë nuk ka gungë fare, thjesht lëkura duket pak më ndryshe se zakonisht, që është edhe arsyeja kryesore se përse kanceri i gjirit zakonisht nuk zbulohet në fazat e hershme.
Shtuar më 23/08/2019, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori