Fundi i një epoke, Sebastian Vettel deklaron se do të tërhiqet nga Formula 1 në fund të sezonit

Ylli i Formula 1, Sebastian Vettel ka deklaruar se do të tërhiqet nga një nga sportet më të ndjekur në botë.

Ky lajm nuk është pritur mirë nga fansat pasi garuesi i Formula 1 ka qenë një nga më të dashurit e publikut.

Vettel ka shënuar emrin e tij në librin e legjendave të këtij sporti, duke fituar 4 tituj botëror, 53 gara të fituar dhe 122 herë i ngjitur në podium.

Garuesi gjerman padyshim ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme në garat me makina, në Formula 1./ h.ll/albeu.com