“Është më e lehtë për klubet e Premierligës sesa Seria A”

Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për avantazhin e klubeve angleze në botën e futbollit.

Sipas Marotta, Premierliga angleze dominon futbollin falë mundësive të pakufizuara financiare të gjigantëve vendas.

“Ne e dimë se Premier League është marka më e madhe në futbollin modern, ndërkohë që vetëm disa klube të Bundesligës dhe La Ligës mund të përballojnë të shpenzojnë paratë e nevojshme për të nënshkruar me lojtarët më të mëdhenj. Në Itali është shumë më e vështirë për ta bërë këtë, por kjo nuk duhet të jetë një justifikim për ne. Të mërkurën humbëm ndaj Bayernit, i cili për momentin është thjesht më i mirë se Interi”, tha drejtori ekzekutiv i Nerazzurrëve. /albeu.com/