Makina bie nga lartësia në Poliçan, raportohet për një viktimë dhe 3 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Poliçanit.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasoja ka rënë nga lartësia.

Nga aksidenti ka mbetur një i vdekur, 15 vjeç, dhe 3 të lënduar, po ashtu të mitur.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 19.04.2023 22:01