Si të përballoni frikën e së hënës
Përpara ditës së hënë, apo të hënën, jeni gjë të shqetësuar ose vërtet të stresuar, të pikëlluar, madje edhe fobik? Si lind kjo frikë?

52% e punëtorëve europianë e kanë të vështirë të vënë gjumë në sy të dielën në darkë. Kjo është konfirmuar nga një sajt online francez që merret me njoftime punësimi. Anketa online dëshmoi të dhëna mjaft interesante: 52% e francezëve kanë probleme me gjumin gjatë së dielës në darkë, ndërsa mesatarja e njerëzve në Europë, të cilët vuajnë nga frika e ditës së hënë, luhatet në rreth 60%, shkruan Shqip.

Ndër më të qetët renditen spanjollët, danezët dhe norvegjezët, tek të cilët vihet re numri më i lartë i të punësuarve që thonë se nuk vuajnë kurrë nga çrregullimet e gjumit. Ndërkohë “çmimi” i më të stresuarve u shkon pa asnjë dyshim amerikanëve, britanikëve dhe hungarezëve, të cilët përfaqësojnë respektivisht 72.6%, 72% dhe 71% të të punësuarve që kanë vështirësi për të fjetur.

Pikat te një fenomen i shpeshtë dhe këshillat tona për të ardhur në vete:

•Mos e “dërgo” punën në shtëpi gjatë afrimit të fundjavës. Ke nevojë të bësh një shkëputje midis javës së punës dhe fundjavës, për të pushuar natyrisht.

•Të dielën bëj ushtrime fizike. Tendosja fizike dhe relaksimi do të lejojnë që ta përballoni më mirë natën.

•Parashiko momente të pëlqyeshme për të hënën. Një drekë me një koleg/e që e çmon apo një takim për ndonjë masazh në një qendër estetike sapo të dalësh nga puna.

•Konsultohu te mjeku yt i familjes. Nëse vëreni se problemi yt është më i madh nga se e kishit menduar, atëherë shkoni të bëni një vizitë te mjeku i familjes i cili ndoshta mund t’ju rekomandojë një specialist psikoterapie, ku nëpërmjet seancave apo ndonjë ilaçi të lehtë, patjetër që do të japë ndihmën e tij që ju të flini sa më mirë çdo natë dhe të largoni frikën e së hënës. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori