Spazmat
muskulore ose
ngërçet muskulore nuk janë të dëmshme, por janë shumë të dhimbshme. Në fakt, për to nuk ka një shpjegim biologjik, megjithatë, në disa raste, ato lidhen me gjendje të caktuara mjekësore. Qarkullimi i dobët i gjakut në arterie mund të rrisë riskun e ngërçeve
muskulore. Shtypjet e nervave mund të jenë gjithashtu një shkak. Gjithashtu
mungesa e disa
mineraleve si kalcium, magnez apo kalium mund të çojnë në ngërçe të tila.
Medikamente shtëpiake për trajtimin e ngërçeve
muskulore
1. Pini shumë lëngje. Lëngjet e pasura me elektrolite ndihmojnë në balancimin e
mineraleve në trupin tuaj. Gjithashtu shmangni pijet sportive të cilat kanë nivele të larta sheqeri dhe thjesht përkeqësojnë dhimbjet.
2. Merrni multivitamina. Është shumë e rralë që një ngërç muskulor t’i ndodhë një personi që merr gjithë sasinë ditore të rekomanduar të multivitaminave.
Ngërçet zakonisht shkaktohen nga
mungesa të vitaminave dhe
mineraleve dhe multivitaminat me magnez ose zink ndihmojnë për t’i luftuar ato.
3. Masazhimi dhe shtriqja e muskujve të prekur ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të ngërçve.
4. Vendosni kompresa akulli në muskulin që ju dhemb. Relaksojnë dhe qetësojnë inflamacionin.
Mënyra për të parandaluar
ngërçet:
1. Përmirësoni gjendjen fizike duke u stërvitur rregullisht.
2. Bëni nxemje të muskujve para aktiviteteve si vrapi, ngritja e peshave apo stërvitjet e sforcuara.
3. Pini sa më shumë ujë për të mbajtur trupin dhe muskujt të hidratuar.
4. Mbani një dietë të balancuar. Hani sa më shumë fruta dhe perime.
5. Vishni këpucë të rehatshme sidomos nëse merrni pjesë në shëtitje apo ecje të gjata që kërkojnë lëvizshmëri të madhe të këmbëve.
Shtuar më 24/10/2019,
ora 10:54