Si të mbrojmë fëmijët nga mbipesha
Prindërit duhet të kujdsen që fëmijët e tyre të mos kenë probleme me shëndetin në të ardhme. Fëmijët obezë kanë një përgjigje krejt ndryshe në qendrën e “shpërblimit” të trurit të tyre pas konsumit të ushqimeve me sheqer krahasuar me fëmijë të një peshe normale. Prirja e fëmijëve për t’u shëndoshur fshihet në genet tona dhe mund të dallohet me ekzaminim të trurit në moshën 8-vjeçare me pajisje specifike.

Prindërit duhet të ndërgjegjësohen dhe të kenë parasysh që tju mësojnë fëmijëve ushqimet e shëndetshme. Më poshtë janë listuar disa këshilla se si duhet të sillemi me fëmijët.

Mësojini fëmijët që në moshë të vogël me perime dhe fruta, me ushqime të plota, dhe jo të zhveshura, me shije natyrale dhe jo të përqendruara në sheqer.

Mësojini fëmijët të hanë shpesh dhe pak

Krijoni mundësi për fëmijët tuaj të lëvizin dhe të lodhen fizikisht

Harrojeni shpërblimin për sjellje të mira me ushqime të ëmbla

Angazhojini në blerjen e ushqimeve të shëndetshme dhe në përgatitjen e tyre në shtëpi

Dhe së fundmi, por më e rëndësishmja – jepni shembullin e mirë vetjak! /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2014, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori