Si të mbrohemi nga virozat me ushqim? Harroni mishin dhe peshkun
Gjatë stinës së vjeshtës temperaturat fillojnë të ulen dhe shirat janë më prezente. Njerëzit fillojnë të jenë më të lodhur dhe tepër nervozë. Ushqimi është një nga çelsat kryesorë i cili na ndihmon të rritim përqëndrimin dhe moralin tonë.

Epo kot nuk i kanë thënë se gjithçka fillon nga një stomak dhe trup i shëndetshëm.

E ftuar në Ora News ditën e sotme ka qenë dietologia Anila Kalleshi e cila ka ndarë me publikun sekretet e saj për të patur një trup sa më të shëndetshëm.

Anila ka treguar të gjitha ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë periudhës së stinës së vjeshtës.

Duke i lënë pak anash mishin dhe peshkun dietologia këshillon të konsumojmë perimet dhe frutat e stinës, duke filluar nga sallatat e ndryshme dhe deri te shega.

“Jemi në një periudhë shumë të mirë, kthehemi pas stinës së verës e cila të jep ushqime, fruta perime të lehta pa shumë kalori. Tani kemi lakërishte, lakërishte japin vlera ushqyese organizmit tonë duke filluar nga lakra jeshile, e kuqe, lejlja, lakra e Brukselit, brokoli, lule lakra të cilat kanë vlera ushqyese të jashtëzakonshme, antioksidant shumë të mira dhe vitamina dhe minerale.

Na para pregatitin për një mbrojtje të mirë të trupit nga virozat e stinës. Kemi shegën dhe do doja që gjithë secili prej nesh të konsumonte një gotë lëng shege çdo ditë pasi përmban antioksidant shumë të fuqishëm. Më pas të gjitha fasulet, thjerzat, bishtajoret janë shumë të mira për të marrë proteina bimore.

Ndërsa, kur flasim për mishin , peshkun është koha idela për t’i harruar paksa ose ti konsumojë më pak. Në këto momente më mirë do të ishte mishi i bardhë dhe peshku dy herë në jav딖 tha Anila. /oranews
Shtuar më 17/10/2020, ora 23:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori