Si të hiqni mjekrën e dyfishtë
Mjekra e dyfishtë është një problem që mund të shfaqet te shumë persona për shkaqe nga më të ndryshmet. Shkaku i mjekrës së dyfishtë mund të jenë gjenet, obesiteti, mosha apo vetëm mbajtja e lëngjeve. Ekzistojnë disa përzjerje të dnryshme të cilat do të ndihmojnë në eleminimin e këtij problemi.

Masazhoni me gjalpë kakao në fytyrë
Gjalpë nga kakao, një material i trashë i dylltë, të cilin mund ta gjeni në shitoret e barërave apo ato të produkteve të bukurisë, mund të bëjë punën e largimit të mjekrrës së dyfishtë. Gjithçka që duhet bërë është ta masazhoni atë mbi mjekrrën e dyfishtë, do ju ndihmojë më shumë nëse shkak i mjekrrës së dyfishtë janë mosha apo mbajtja e ujit.

Maskë e glicerinës
Glicerina është një kimikat që është i njohur për viskozitet. Kur përdoret në formën e një maske të fytyrës, përzier me ujë rose, mund të shtrëngojë lëkurën. Kjo cilësi e glicerinës ndihmon në largimin e lëkurës që shkakton mjekrrën e dyfishtë.

Masë nga e bardha e vezës
Të bëni një maskë nga e bardha e vezëve dhe ta aplikoni atë është edhe një metodë e të luftuarit kundër mjekrrës së dyfishtë. Kjo gjë funskionon sikurse dy etodat e mësipërme- duke e shtrënguar lëkurën. Procesi e ndihmon luftimin e lëkurës që varet dhe që formon mjekrrën e dyfishtë.

Çamçakëz
Çamçakëzi ndonjëherë funskionon si ushtrim për nofullën dhe mjekrrën, ndihmon në luftimin e dhjamit në mjekërr dhe eventualisht në luftimin e mjekrrës së dyfishtë. Çamçakëzi ndihmon edhe në luftimin e dhjamit në faqet e juaja duke e bërë fytyrën të duket më pak e rrumbullakët dhe më e definuar.

Përdorni teknika të makijazhit për të fshehur atë
Kur të bëni aplikimin e bazës së makijazhit në ëkurë, aplikoni një nuancë më të hapur në pjesën tjetër të fytyrës në krahasim me mjekrrën. Në fakt, provoni të aplikoni nuancë më të mbyllur në pjesën e mjekrrës dhe në pjesën e sipërme të qafës. Ky veprim krijon iluzion optik që r bën mjekrrën e dyfishtë më pak të dukshme.

Terapi me masazh
Ndërmjet të githa përfitimeve që sjell masazhi, njëri ndër ta është lirimi nga uji i mbetur në trup. Në këtë mënyrë, masazhimi i fytyrës bën që të liroheni nga mjekrra e dyfishtë. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2015, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori