Aksident në Lezhë-Shkodër, dy të plagosur, një në gjendje të rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkoër ku një automjet ka dalë nga rruga.

Personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë aksident, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë./Albeu.com.


Shtuar 12.06.2023 07:51